Në Klinë rrokulliset furgoni me nxënës, shpëtojnë të gjithë

0

Si pasojë e motit të keq që po mbretëron ditëve të fundit në Kosovë ka ndodhur një aksident në fshatin Siqevë të komunës së Klinës, ku është rrokullisur një kombibus me nxënës.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Klinë, Ali Ahmetxhekaj, dy prej shtatë të aksidentuarve pas ndihmës mjekësore në shtëpinë e shëndetit në Klinë janë liruar, ndërkaq pesë prej tyre janë dërguar në spitalin e Pejës për ekzaminim më të detajizuar.

Sipas Ahmetxhekajt, gjendja e tyre shendësore është jashtë rrezikut për jetë.

“Ne kemi pranuar gjithësejt shtatë nxënës, ku dy prej tyre pas trajtimit mjekësor në QKMF-në “Nënë Tereza” në Klinë. Ndërkaq pesë prej tyre janë dërguar me emergjencë në spitalin e Pejës për një ekzamimin të mëtejmë. Ajo çfarë mund të konfirmoj është se të gjithë fatëmirsisht janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Ahmetxhekaj në një prononcim për Indeksonline.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here