Në Kinë mbytet një anije në të cilën ishin 458 pasagjerë

0

Ekipet e shpëtimit në Kinë, po i vazhdojnë të martën kërkimet për të mbijetuar pasi që një anije me 458 pasagjerë u mbyt gjatë një stuhie në lumin Yangtze.

Agjencia e lajmeve Xinhua, tha se vetëm 12 veta janë shpëtuar dhe pesë trupa janë gjetur deri tash. Erërat e forta dhe shiu janë duke penguar përpjekjet për gjetjen e të tjerëve.

Gazeta “The People’s Daily” shkroi në Twitter se pesë pasagjerë janë gjetur në kabinën e anijes dhe po bëhen përpjekje për shpëtimin e tyre. Më herët një grua 65 vjeçare ishte nxjerrë nga uji.

Shumë pasagjerë mendohet se kanë mbetur të bllokuar. Sipas medies shtetërore, shpëtimtarët  thonë se kanë dëgjuar njerëzit duke qarë dhe duke thirrur për ndihmë nga brendësia e anijes së përmbytur.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.  Anija Dongfangzhixing apo Ylli lindor, po udhëtonte nga Nanjing për në qytetin jugperëndimor Chongqing, kur u përmbyt shpejt nga ajo që u përshkrua si një ciklon.

Kryeministri Li Keqiang po mbikëqyrë personalisht përpjekjet e shpëtimit dhe ka arritur të martën në zonë se bashku me një grup qeveritar.

Presidenti Xi Jinping, kërkoi  të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar pasagjerët, pjesa më e madhe e të cilëve, sipas medias shtetërore, besohet të jenë ndërmjet 50 dhe 80 vjeç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here