Në Kaçanik shënohet përvjetori i luftës në “Lagjen e Re” dhe në Rakoc

0

Përvjetori i gjashtëmbëdhjetë i luftës së “Lagjes së Re” dhe të Rakocit ku kishin rënë  heroikisht 28 dëshmorë dhe 32 martirë është shënuar të enjten në Kaçanik.  Që nga paslufta kjo ditë u përkujtua me një ceremoni të njejtë në fillim në Lagjje të Re e në Rakoc e ku pastaj bëheshin homazhe te varrezat e dëshmorëve, mirëpo e njëjta nuk ndodhi edhe sivjet. Kryetari i komunës, Besim Ilazi, nderoi dëshmorët në Rakoc dhe “Lagjje të Re” duke vendosur kurora lulesh, por pasi që ora gjatë të cilës do të bëheshin homazhet u publikua në faqen e Komunës së Kaçanikut vetëm disa minuta përpara fillimit një informim i qytetarëve nuk ishte i mundur. Kjo rezultoi me moskordinimin mes Komunës, familjeve të dëshmorëve, shoqatave të dalura nga lufta dhe qytetarëve dhe gjithashtu zgjoi reagime nga ana e familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve të Kaçanikut. Beteja e “Lagjjes së Re” dhe Rakocit është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në Komunën e Kaçanikut dhe një neglizhencë e tillë sipas familjarëve dhe qytetarëve është e papranueshme, ndërsa ata kanë bërë thirrje organeve kompetente që një gjë e tillë të mos përsëritet edhe në vitet në vazhdim. Në 15 vitet e pasluftës me anë të ceremonisë dhe mysafirëve të ndryshëm që merrnin fjalën gjatë tubimeve mbahej gjallë dhe trashëgohej vepra e të rënëve ndërsa një organizim i tillë për vitet e tjera nëse nuk merret më seriozisht mbetet në mëshirën e fatit.

Përgatiti Arlena Krivenjeva

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here