Në Kaçanik arrestohet i dyshuari si “arkatar i ISIS-it”

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për financimin e terrorizmit në qytetin e Kaçanikut.

Ndërkohë, burime të lajmi.net brenda policisë bëjnë të ditur që i dyshuari është një mashkull shqiptar që përmes tij janë kryer pagesa të ndryshme në emër të bursave për shkollim, por që dyshohet të jenë përdorur si para për të dërguar qytetarët e Kosovës në luftën e Sirisë.

“Është dyshuar që përmes ti janë bërë disa pagesa tek qytetarë të cilët kanë përfunduar në luftën e Sirisë. Nuk e dimë nëse paratë kanë qenë të tij, por transaksionet janë realizuar përmes të dyshuarit”, ka thënë ky burim, raporton lajmi.net.

Ndërsa në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se me urdhër te Gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me ç’ rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa pajisje elektronike, fletushka dhe një karikator pa fishek.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuarit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një numër ende i panjohur i qytetarëve të Kosovës, janë duke luftuar në krah të organizatës terroriste ISIS, në zonat e Sirisë dhe Irakut, ndërsa ndër më të njohurit për mizoritë e tij të shfaqura në video të ndryshme, mbetet Lavdrim Muhaxheri nga qyteti i Kaçanikut. (lajmi.net)

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here