Në Jarinje nuk i lejohet hyrja KB “Partizani” të Beogradit, nuk kishin leje-hyrjeje

0

Policia e Kosovës, në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot rreth orës 11:40/45  ia ka refuzuar hyrjen një veture me targa “BG”, në të cilën gjendeshin një zyrtar dhe tre persona të tjerë, si dhe një autobusi po ashtu me targa “BG”, i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës (RKS).

Personit zyrtar dhe shoqërueseve të tij me veturën Audi me targa “BG”,  iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, pasi që të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Punëve të Jashtme e RKS-së.

Po ashtu autobusi i cili kishte ardhur nga Serbia në drejtim të RKS-së, në të cilin kanë qenë klubi i basketbollit “Partizani i Beogradit”, iu është refuzuar hyrja pasi të njëjtit nuk kanë poseduar leje për hyrje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (Federata e basketbollit të RKS-së).

Pas sqarimeve dhe informacioneve zyrtare që iu janë dhënë, të njëjtit janë kthyer në drejtim të Serbisë, ka njoftuar Zyra për Informim e PK-së-DPP-Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here