Në Izbicë kërkohet dënimi i kriminelëve, që drejtësia të vëhet në vend

0

Sot në Kompleksin e Varrezave të Izbicës së Skënderajit është mbajtur tubim përkujtimor, me rastin e 16 vjetorit të masakrës në këtë fshat. Pjesëmarrës të shumtë nga Drenica e pjesë të tjera të Kosovës, e kanë përkujtuar me dhimbje ngjarjen e para 16 vjetëve, si një nga ngjarjet më tronditëse të kohës. Të gjendur në një realitet tjetër falë atyre që kishin rënë, të tubuarit kanë shprehur edhe ndjenjën e mirënjohjes dhe krenarisë për të flijuarit. Dënimi i kriminelëve për masakrën e tmerrshme dhe vënja e drejtësisë në vend, ka qenë emërues i përbashkët i preokupimit të të tubuarëve në Izbicë. Në këtë fshat para 16 vjetësh nga forcat serbe ishin vrarë 147 shqiptarë nga Drenica e pjesë të tjera të Kosovës, trupat e të cilëve pas masakrës ishin zhvarrosur në tentim të fshehjes së krimit dhe trupat e tyre nuk janë kthyer ende.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here