Në Itali 50 të arrestuar për manipulim të rezultateve të ndeshjeve, mes tyre edhe shqiptarë, e serbë

0

Policia italiane njofton se ndaloi sot rreth 50 persona të dyshuar për manipulim të rezultateve të ndeshjeve të futbollit në kampionatet e kategorive të ulëta. Mes të ndaluarve është edhe një anëtar i mafias kalabreze.
Të dyshuarit janë akuzuar për konspiracion për të kryer vjedhje, duke favorizuar grupet e krimit të organizuar.
Mes të dyshuarve ka shtetas të kombësisë serbe, shqiptare dhe malteze. Ndër të arrestuarit janë 27 presidentë dhe menaxherë klubesh, 17 lojtarë, 5 trajnerë dhe një punonjës policie.
Autoritetet po hetojnë për përcaktim të rezultatit të 28 ndeshjeve të kategorive të ulta të futbollit italian gjatë sezonit 2014-2015. Ndër klubet futbollistike që po hetohen janë Pro Patria, Barletta, Brindisi, L’Aquila, Neapolis, Mugnano, Torres, Vigor-Lametia, Santarcangelo, Sorrento, Montalto, Puteolana, Akragas, San Severo etj.
Gjatë viteve të fundit, Italia është tronditur nga një seri skandalesh të ngjashme, ndërkohë që grupet mafioze kanë rritur prezencën në industrinë më të madhe në Evropë, atë të basteve, si një mënyrë për të pastruar dhe fituar më shumë para./Zëri i Amerikës/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here