Në Irak vritet xhihadisti i ISIS-t Kujtim Xheladini nga Gjilani

0

Një tjetër shqiptar nga Kosova është vrarë në Irak, në luftën mes ISIS-it dhe forcave ushtarake irakiane.

Shqiptari i vrarë është identifikuar si Kujtim Xheladini, Gjilani.

Sipas “Koha Ditore”, ai është vrarë në Baiji, qytetin e pasur irakian me naftë të cilin xhihadistët islamikë po tentojnë ta marrin prej ditësh.

Ata kanë hasur në rezistencën e forcave irakiane të sigurisë dhe të grupit militant Shiit, Asa’ib Ahl al-Haq.

Është pikërisht ky grup që e ka marrë përsipër vrasjen e disa mercenarëve të huaj, duke përfshirë atë të shqiptarit nga Kosova.

Grupi Asa’ib Ahl al-Haq ka pohuar se ka larguar shumicën e terroristëve të ISIS-it nga ky qytet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here