Në Indonezi një grua rrihet me shkop se është afruar me një student

0

Një grua në Indonezi është akuzuar se ka pasur afrimitet me një student të universitetit. Për këtë arsye ajo është rrahur me shkop publikisht, pasi kështu është ligji i Sheriatit, raporton Daily Mail.

Miliona njerëz janë mbledhur jashtë një xhamie në Indonezi që të shikojnë këtë grua deri sa rrihet dhe që t’ i dëgjojnë britmat e saj.

Kjo rrahje në publik është bërë pasi që ligji i Sheriatit thotë se një burrë dhe një grua, të cilët nuk janë të martuar, nuk guxojnë që të kenë afrimitet me njëri-tjetrin, transmeton lajmi.net.

Pasi që ajo është goditur pesë herë është shtrirë në tokë, ku pastaj është dërguar me një ambulancë në spital, për t`i mjekuar plagët.

Indonezi 10

Indonezi 8Indonezi 9

Indonezi 5

Indonezi 4

Indonezi 3

Indonezi 2

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here