Në hyrje të Kukësit bllokohet “Rruga e Kombit” në shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës

0

Bllokohet për disa minuta Rruga e Kombit në Shqipëri. Qindra automjete janë fikur duke bllokuar për disa minuta “Rrugën e Kombit”, në vendin e quajtur “Ura e Drinit”, në hyrje të qytetit të Kukësit.

Drejtues automjetesh kanë fikur automjetet e tyre në shenjë proteste kundër rritjes së çmimit të naftës, duke i’u bashkuar kështu protestës së organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kjo protestë, nuk është aspak politike, por thjeshtë ekonomike, thanë drejtues të PD-së, pasi qeveria aktuale përmes rritjes së taksave ka bërë të mundur rritjen e çmimit të naftës, duke ndikuar në jetën e gjithë shqiptarëve.

Protesta e Partisë Demokratike ka vijuar edhe në qendër të qytetit të Kukësit, aty ku u fikën dhjetra automjete duke protestuar ndajrritjes së cmimit të naftës dhe mos marrjen e masave nga qeveria për uljen ecmimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here