Në Hagë dorëzohen “video kaseta me serbë të rrëmbyer në Kosovë”

0

E ashtuquajtura Shoqatë e familjeve të të rrëmbyerve dhe të të vrarëve në Kosovë ka kërkuar nga kryesuesi i OSBE’s Ivica Dacic që të apelojë në BE, ShBA dhe në KB që të rrëmbyerit të lirohen.

Në kumtesën e kësaj shoqet që e publikon B92, transmeton Koha.net, kërkohet që shefi i diplomacisë serbe të apelojë për lirimin e serbëve, siç thotë kumtesa, të rrëmbyer në Kosovë nga viti 1998.

Kumtesa shton s kjo shoqatë ka dorëzuar në Tribunalin e Hagës dhe në Prokurorinë serbe për krime për serbët e rrëmbyer në “kampet e Likocit, Llapushnikut, Malishevës”.

Kjo shoqatë, madje, ka ngritur edhe pyetjen” “Pse Serbia nuk kërkon nga Prokuroria për krime lufte aktakuzë kundër udhëheqësve të UÇK’së për shkak të përgjegjësisë komanduese dhe për krime ndaj serbëve, romëve e shqiptarëve”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here