Në Gostivar gjuhen me gurë makinat në lëvizje

0

Kohëve të fundit në regjionin e Gostivarit është vërejtur dukuria e hedhjes së gurëve kryesisht nga ana e fëmijëve prej mbikalimeve në autostradë, duke sjell rrezik të sigurisë për automjetet që lëvizin përgjatë autostradës, raporton Radio Vala. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovës, deklarojnë se janë në dijini për këtë fenomen që po ndodh kohëve të fundit. Nga atje thonë se veprimet dhe sjelljet e tyre aspak të ndërgjegjshme, për fat të mirë, nuk kanë rezultuar me persona të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here