Në Gllarevë arrestohen 4 shtetasë të Shqipërisë, konfiskohen 18 kilogram drogë, ikë pronari i pronës ku u gjet droga

0

Policia e Kosovës, respektivisht njësitet antidrogë, pas hetimeve disa mujore, mbrëmë kanë realizuar me sukses një operacion policor në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës ku janë arrestuar 4 persona, shtetas të Republikës së Shqipërisë me inicialet: B. M.(1959), Y. H.(1961), G. M.(1991) dhe N. M. (1987). Këta persona sipas Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë së Kosovës, janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, etj. Gjatë operacionit policor janë konfiskuar mbi 18 kilogram substancë narkotike e llojit marihuanë (saktësisht: 18 kg e 514.8 gr.), 1305 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 automjete, 9 telefona mobil, 2 peshore digjitale, një pajisje për presim të narkotikëve, 5 ngjitës për mbështjellje të narkotikëve dhe 2 folie të bardha për mbështjellje të narkotikëve. Merret vesh se sendet e konfiskuara janë gjetur në pronën dhe përreth saj, të njërit të dyshuar tjetër, i cili ndodhet në arrati, me inicialet I. H.(1971). Katër (4) të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga prokurori kompetent.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here