Në Gjilan u shënua 32 vjetori i rënjes së heronjëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha

0
Në 32 vjetorin e rënjes së heronjëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Zenun Pajaziti me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek shtatorja e tyre.

“Edhe në këtë 11 Janar ne po kujtojmë veprat sublime të dëshmorëve tanë. Sot më 11 Janar përkulemi para shtatores së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, përkulemi dhe bëjmë nder para veprës së tyre të pashembullt për rezistencë e çlirim, në këtë datë e cila përkon më rënien e këtyre figurave atdhetare e heronjëve tanë” ka thënë Zenun Pajaziti ”.

Pajaziti ka vizituar edhe familjet Mala e Berisha.

Në nderim të veprës së heronjëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha edhe rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi ka bërë homazhe dhe ka vendosur buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.
Me këtë rast është thënë se të gjithë përulemi me nderimin më të madh para atyre që me sakrificën e tyre sublime bënë të mundur që ne sot t’i nderojnë ata në liri. “Heronjtë e Kombit bënë të mundur që Kosova sot të jetë një vend që ecën e sigurt në rrugën e integrimit evropian. Nderim përjetë atyre, familjeve të tyre që sot nuk kanë më të dashurit, por kanë emrin e mirë që ata lanë për veprën e pavdekshme që realizuan.Rexhep Mala e Nuhi Berisha shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare” ka thënë Kosumi.

Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative. Ndërmjet 11 e 12 janarit, 32 vite më parë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë./rajonipress/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here