Në Gjakovë arrestohet një anglez, i dyshur për keqpërdorim seksual të të miturave shqiptare

0

Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin themelor për krime të rënda në Gjakovë, më 09.03.2015 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull shtetas anglez, për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se i ka keqpërdorur seksualisht 2 vajza të mitura shqiptare në qytetin e Gjakovës. Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës janë identifikuar dy viktimat shqiptare të mitura, ndërsa hetimet do të vazhdojnë edhe për viktima të tjera. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here