Në çfarë rrethanash u përplas aeroplani A320?(foto)

0

Aeroplani A320 i linjës Barcelonë-Dusseldorf i kompanisë Germanwings është përplasur sot rreth orës 11 në alpet e Francës,përkatësisht në vendin rajonin e quajtur Digne-les-Bains.Në aeroplan ndodheshin 144 udhëtarë dhe 6 persona të ekuipazhit dhe sipas njoftimeve të para dhe rrethanave në të cilën aeroplani është përplasur nuk mund të ketë të mbijetuar.Sipas njoftimeve të kompannisë aeroplani ishte në gjendje të rregulltë teknike,piloti ishte me përvojë dhe kushtet atmosferike ishin të favorëshme për fluturim.Për momentin nuk ka hipoteza mbi arësyen e përplasjes.Aeroplani ka fluturuar nga Barcelona në orën 10 të mëngjesit të datës 24 mars dhe duhej të zbriste në Dussekdorf të Gjermanisë në orën 11 h 55.Sipas njoftimeve mësohet së janë lajmËruar dridhje të aeroplanit rreth orës 10 h 47 minuta dhe ka humbur kontrollën me qendrën por nga ekuipazhi nuk është dëgjuar ndonjë shenjë për ndihmë.Kontrolla e plotë me aeroplanin nga qendra e kontrollit ka humbur në orën 10 e 57 minuta dhe 8 minuta më pas mësohet të ketë ndodhur rrëzimi.

Autoritetet franceze janë duke u përgatitur që të lëshojnë një operacion të madh kërkimi dhe shpëtimi .

Ndërkohë që janë publikuar edhe fotografitë e para nga vendi se ku dyshohet që është rrëzuar aeroplani.

Presidenti francezë më herët u solidarizua me familjet e të mbijetuarve duke thënë se qëndrojnë pranë tyre në këto momente të vështira.

CA22gl6VIAABvha

570659191_B975103576Z.1_20150324160928_000_GAC477K6L.2-0

4600310_3_1288_des-helicopteres-des-secours-francais-a_d75e1def08cdc07fcdf14058e61bb470

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here