Në Francë kanë filluar procedurat për heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të pasigurta

0

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës po qëndron në një vizitë dyditore në Francë ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të Institucioneve në Francë. Delegacioni në përbërje të deputetëve: Elmi Reqica dhe Blerta Deliu-Kodra, si dhe ish-deputetja Justina Shiroka-Pula e Drejtori i Caritas Kosovës, Don Viktor Sopi me bashkëpunëtorë, kanë zhvilluar takime me deputetë të Asamblesë Nacionale të Francës, me të cilët kanë biseduar lidhur me zhvillimet politike në vend. Kryesuesja e Grupit të Miqësisë Kosovë-Francë, Genevieve Gosselin Fleury, ka mirëpritur delegacionin e Kosovës dhe ka deklaruar se tashmë kanë filluar procedurat për heqjen e Kosovës nga lista e vendeve të pasigurta. Po ashtu, ajo ka ofruar mbështetjen e Francës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në BE.
Gjatë vizitës në Francë, delegacioni ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Ushqimi, Varfëria dhe Mjedisi”, ku ka ofruar perspektivën e Kosovës për një ambient të shëndoshë. Po ashtu, deputetët bashkë me anëtarët e tjerë kanë pasur takim me Presidenten e Caritas Francës, Veronique Fayet, si dhe zv/presidentin e Caritas Evropës, Bernard Thibaud, ku është biseduar lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve sa i përket projekteve të cilat janë me interes për Kosovën.

2015_05_28_Franca_2

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here