Në Fier, “seks vetëm për festa”

0

Komedia “Seks vetem për festa” është gati për t’u shfaqur. Regjisori Leka Bungo ka zgjedhur qytetin e tij të dashur Fierin për premieren e saj, ndërkohë që shfaqja do të vazhdojë të jepet disa ditë me radhë po në këtë qytet. Kështu ka thënë regjisori në një bisedë për mediat. Sipas tij, në kohë fushatash parazgjedhore njerëzit kanë nevojë për relaksim. “Unë mendoj se spektakli jepet për qytetarët e Fierit, për artdashësit e Fierit në një moment shumë interesant, në një moment kur spektatorët kanë nevojë për një relaks, për një shlodhje, për një gjë ndryshe nga ato që bëjnë përditë, mbledhjet, takimet me deputetë, sepse gjatë fushatës i gjithë qyteti është i ngarkuar me këtë frymë. Kështu që unë mendoj se është koha e përshtatshme për spektaklin”, ka thënë Bungo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here