Në faljen e namazit të Fitër Bajramit, lutje për paqe, begati, e solidaritet

0

Besimtarët myslimanë në gjithë Kosovën dhe trojet tjera shqiptare si dhe në gjithë botën falën sot në mëngjes namazin e Fitër – Bajramit.

Në Tiranë, qytetarët e besimit myslimanë, si zakonisht, janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kryer ritet e tyre.

Me rastin e kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar besimtarët dhe të gjithë shqiptarët anembanë botës për festën e Fitër Bajramit, e cila është simboli i paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë.

Gjatë lutjes, kryetari Bruçaj ka kërkuar nga Zoti më shumë begati, paqe e qetësi për shoqërinë dhe atdheun tonë.

Në manfiestimin qendror në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, myftiu i Kosovës Naim Tërnava iu drejtua xhematit, duke u lutur për paqe, begati, tolerancë dhe solidaritet.

Gjatë fjalimit të tij, Tërnava porositi se Bashkësia Islame e Kosovës është kundër çdo ekstremizmi dhe kundër çdo terrori që po bëhet nëpër vende të ndryshme të botës.

Lutjes për mirëqenie dhe tolerancë iu bashkua edhe xhemati i pranishëm.

Pas 30 ditëve të Muajit të Ramazanit, me agjërim, lutje dhe adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata të mbarë botës, prej sot, në tri ditët e ardhshme, festojnë festën më të madhe islame, atë të Fitër – Bajramit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here