Në fabrikën “Sharrcem” gjinden eshtra të dy trupave dhe dokumente identifikimi (e plotësuar)

0

Lidhur me raportimet gjatë ditës të mediave se në fabrikën “Sharrcem” përveç dokumenteve të identifikimit janë gjetur edhe eshtra të dy trupave,përfaqësuesit e fabrikës japin sqarimin e mëposhtëm:

“Për hir të profesionalizmit në punë dhe transparencës ndaj qytetarëve të Kosovës, fabrika për prodhimin e çimentos Sharrcem, njofton publikun e gjerë se në mëngjesin e sotëm, përkatësisht më datën 16 Mars 2015, ka filluar me kryerjen e operacioneve të pastrimit në një zone afër linjës për prodhimin e klinkerit, zonë kjo e cila nuk përdoret për operimet ditore të fabrikës, dhe ka gjetur dy dokumente identifikuese të cilat nuk i përkasin asnjërit nga punonjësit aktual të fabrikës.

Stafi dhe Menaxhmeni i fabrikës, menjëherë kanë njoftuar organet kompetente: Komunën e Hanit të Elezit, Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante, me të cilat po vazhdon të bashkëpunojë.

Është e rëndësishme të theksohet se kjo është hera e parë që operacionet e pastrimit u zhvilluan në këtë zonë, pas vitit 2010 kur edhe grupi i çimentos Titan ka marrë në pronësi fabrikën Sharrcem.

Për më shumë detaje rreth rastit në fjalë, palët e interesuara mund të kontaktojnë organet kompetente, të cilat janë përgjegjëse për menaxhim të situatës.

Siç u përmend më lartë, fabrika për prodhimin e çimentos Sharrcem do të vazhdojë të ofroj gjithë bashkëpunimin e nevojshëm dhe asistencën e duhur ndaj institucioneve shtetërore, përgjegjëse ndaj rastit, për të zbardhur rastin në fjalë.”

…e plotësuar

Fabrika për prodhimin e çimentos Sharrcem, nëpërmjet një komunikate njofton se në mëngjesin e sotëm, ka filluar me kryerjen e operacioneve të pastrimit në një zone afër linjës për prodhimin e klinkerit, zonë kjo e cila nuk përdoret për operimet ditore të fabrikës, dhe ka gjetur dy dokumente identifikuese të cilat nuk i përkasin asnjërit nga punonjësit aktual të fabrikës.

“Stafi dhe menaxhmeni i fabrikës, menjëherë kanë njoftuar organet kompetente: komunën e Hanit të Elezit, Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante, me të cilat po vazhdon të bashkëpunojë”, thuhet në komunikatë.

Është e rëndësishme të theksohet se kjo është hera e parë që operacionet e pastrimit u zhvilluan në këtë zonë, pas vitit 2010 kur edhe grupi i çimentos Titan ka marrë në pronësi fabrikën Sharrcem.

Siç u përmend më lartë, fabrika për prodhimin e çimentos Sharrcem do të vazhdojë të ofroj gjithë bashkëpunimin e nevojshëm dhe asistencën e duhur ndaj institucioneve shtetërore, përgjegjëse ndaj rastit, për të zbardhur rastin në fjalë. Gazeta “Zeri” ka raportuar me heret se se bashku me dokumentet jane gjetur edhe disa eshtra.

Dyshohet të jenë gjendur dy trupa të pajetë të cilët janë zhdukur që nga viti 1999.

Dëshmitarët kanë treguar për “Zërin” se njëri prej persona është nga Hani i Elezit kurse tjetri nga Prizreni.

“Po, i kemi gjetur disa dokumente të këtyre personave por edhe disa eshtra të tyre”, kanë thënë ata. Vlen të theksohet se njësitet e Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes. /Zeri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here