Në Eurovision si në Beograd, kur prezantoi Serbia valviti harta e Shqipërisë etnike VIDEO

0

Në sheshin e Vjenës në Austri, ku ishte organizuar ngjarja me moton “Ndërtimi i urave”, për t’u ndjekur gara e Eurovisionit, para se të fillonte prezantimin këngëtarja serbe, një person është ngjitur në skenë ku ka valëvitur flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe atë të Shqipërisë së Madhe, i njëjtë me atë që ishte lëshuar me dron mbi stadiumin e Partizanit në Beograd, gjatë ndeshjes në futboll mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan se ngjarja e bukur u prish për pak momente nga një shqiptar i cili u ngjit në skenën ku ndodhej ekrani i madh. Gjatë kohës kur në skenë po dilte përfaqësuesja e Serbisë, filloi të valëvisë flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe, por u largua shpejtë nga aty, pas ndërhyrjes së sigurimit.

https://www.youtube.com/watch?v=_vnDgHKmz38

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here