Në Egje, mbyten 13 persona, 11 në Turqi, 10 nga ata fëmijë

0

Në ujërat e Egjeut në mëngjesin e së mërkurës kanë gjetur vdekjen 13 persona, 7 prej të cilëve fëmijë.

Tragjedia ka ndodhur në lindje të ishullit grek Farmakonisi, kur një motobarkë që transportonte 29 refugjatë, për arsye që ende nuk dihen është përmbytur, duke i marrë jetën 13 personave, prej të cilëve 4 burra, 2 gra dhe 7 fëmijë.
15 emigrantët e të tjerë janë shpëtuar nga forcat e Marinës Detare që kanë marrë pjesë në operacion, ndërsa ende vazhdojnë kërkimet në zonën detare përreth ishullit për një person tjetër që konsiderohet i humbur.
Tre prej të shpëtuarve janë në gjendje serioze për jetën dhe janë transportuar në spital në gjendje kome.
Ndërkohë 11 refugjatë kanë vdekur nga fundosja e një gomoneje në Turqi. Si pasojë e fundosjes së një gomoneje në Kushadası, sipas informacioneve të para 11 persona humbën jetën, nga të cilët 3 ishin fëmijë.

Ndërkohë fundosjen e gomones e ke evidencuar një anije e rojës bregdetare turke ku menjëherë ka nisur edhe një operacion shpëtimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë operacion 7 persona u shpëtuan, ndërkohë janë gjetur trupat e pajetë të 13 personave të tjerë nga të cilët 3 ishin fëmijë.Refugjatët e shpëtuar janë dërguar në spitalin shtetërorë të Kushada-s.

Nga ana tjetër theksohet se operacioni i kërkim-shpëtimit në vendin ku u fundos gomonia janë ende në vazhdim.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here