Në dy raste dhune nga burrat, gratë me fëmijë dërgohen në strehimore

0

Në Istog është arrestuar një qytetar pasi që “për shkaqe të panjohura”, për policinë, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit kjo grua së bashku me fëmijët dërgohet në strehimore ndërsa ushtruesi i dhunës në burg. Në Deçan ndërkaq një qytetar është arrestuar pasi që e ka shkelur urdhrin mbrojtës nga gjykata dhe e ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e tij së bashku me fëmijë. Me urdhër të prokurorit kjo bashkëshorte është sistemuar në qendrën për mbrojtjen e viktimave ndërsa sulmuesi pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here