Në Dumnicë të Podujevës dy vëllezër tentojnë të vrasin atë që tentoi të ua dhunoj motrën

0

Në fshatin Dumnicë të Podujevës janë arrestuar tre qytetarë. Dy nga ata janë arrestuar pasi kanë shtënë drejt një personi i cili dyshohet se kishte tentuar të dhunojë motrën e tyre. Është arrestuar edhe personi i cili dyshohet për tentim dhunimi dhe drejtë të cilit kanë shtënë vëllezërit e femrës që ai kishte tentuar ta dhunojë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Gjatë kontrollit në njërën nga shtëpitë e të arrestuarëve është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 15 fishekë. Me vendim të prokurorit të tre dyshuarit janë dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here