Në Dragobil të Malishevës një shofer ka mbytur një 75 vjerçar dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes

0

Në fshatin Dragobil të Malishevës dje rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Viktimë e këtij aksidenti është Fazli Adem Paçarizi, i linduir në vitin 1943.

Bazuar në informatat që ka Policia e Kosovës, viktima ka qenë në xhami dhe rrugës së fshatit duke u kthyer në një moment së bashku me villain e tij kanë tentuar të dalin në anën tjetër të rrugës me ç’ rast viktima është goditur nga një automjet udhëtarësh deri më tani i pa identifikuar.

Personi i dyshuar për momentin gjendet në arrati ndërsa Policia e Kosovës po vazhdon me hetime intensive, ka njoftuar për Portalin ONLINE, rreshter Lirije Podrimaj-Beqiraj, udhëheqëse e Zyrës për Informim dhe Mardhënie me Publikun, në Rajonin e Gjakovës.

Lajmin për këtë rast vdekjeje në aksident e ka dhënë edhe imami i xhamisë së fshatit Dragobil, Sead Paçarizi:

“NJOFTIM

Pas aksidentit te pesuar mbreme duke u kthyer nga xhamia per ne shtepi pas namazit te jacise, sot ne oret e mbremjes nderroi jete H. FAZLI ADEM PAÇARIZI.
Varrimi i rahmetliut do te behet neser me 27.12.2018 ne ora 15:00 ne varrezat e fshatit.
Lusim Allahun xh.sh. qe rahmetliun ta meshiroje dhe gradoj me xhennetet e larta. 
Familja humbi kryefamiljarin, ndersa xhamia humbi xhematliun me te rregullt te saj. 
Baci Haxhi- i cili ishte simbol i xhamise sone- do te na mungon te gjitheve e veçanrisht mua si imam dhe xhematlinjeve te tjere! Lusim Allahun qe te na bashkon ne xhennetet e Tij te larta. Allahu e meshirofte. Ngushellime gjithe familjes. “

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here