Ne do të humbim e dashur

0

FATOS RUSHITI

Ne do të humbim e dashur

Do të humbin

Bota pas nesh do të ekzistojë

Po seksi që bëmë tani me dymbëdhjetë orgazma

Do të ruhet në analet e Tokës

Që na lindi vetë pa kërkesën tonë

Ne do mund të jemi  flutur a dinozaur në vrapim

Apo robot që pa dashje gabon

Dhe e prish harmoninë e Universit

Do të mund të harxhohemi në krah e duar të tjera

Por kështu s’do kemi fatin te luhatemi një ore e njëzetë minuta

Duke e lodhur gjuhën dhe fijet e mishit poshtë

Duke i terur dhe lagur përsëri

Ne do të humbim

Do të ikim e dashur nga kjo Botë hileqare

Nga kjo Botë me gjarpërinj e  marimanga

Me ndërtesa qindkatëshe e me fëmijë që vdesin çdo ditë në Afrikë

Ne do plakemi e dashur një dite

E do të ikim siç ikën Hitleri e Merlin Monro

Siç iku Nena Tereze dhe fëmija i Kosovës në luftë

E  s’do kem fatin të lexoj mistere e barcoleta

Tek Gazeta Express

As kënge të Redon Makashit më

S’do jem më afër frymës tënde

Afer shpinës  lakuar me vithe nga unë

Afër këtij shtrati që duroi klithmat e bërtimat e tua si në filma Italianë

Unë vërtetë besoj në reinkarnim por jo si ky poeti

Që të lau me djersë afër barkut hënor

Afër asaj vrime me fleta që më shikon e enjtur nga lotët e krypur

Sikur më thotë vdis këtu e mos jeto më

Mos jeto

Jo mos jeto më

 

Ne do të humbim e dashur

Do të humbim

Ah sa dua të të puth dhe njëherë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here