Në ditët vijuese, acar

0

Në ditët e ardhshme acar, me erë dhe ditë të akullta. Kohëpaskohe reshje të dobëta bore.

Nga veriu i kontinentit në drejtim të rajonit tonë po vijnë masa të ftohta arktike, që në ditët e ardhshme do të sjellin mot me acar dhe erë, e kohëpaskohe priten edhe reshje bore, por të intensitetit të dobët.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, nga dita e diel, sërish masa të ftohta ajrore, nga verilindja e kontinentit do të depërtojnë mbi rajon duke vazhduar të kushtëzojnë mot me acar dhe reshje bore.

Nën kushtet meteorologjike që parashihet të mbizotërojnë në ditët e ardhshme, megjithëse me acar, do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikoj në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ndërsa vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të zbresin edhe në vlera të mira dhe normale.

6.01 – Ditën e diel mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohëpaksohe me reshje të dobëta bore, e gjatë ditës vende-vende do të përzien edhe me shi.

7.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Në mëngjes reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga -3C deri në -8C, ndërsa maksimalet do të zbresin nën 0C, dhe do të luhaten nga -4C deri në -1C, e ditën e diel pritet të rriten në +2C.

Të enjten dhe të premten pritet të fryj erë më e fuqishme nga veriu-verilindja 4-13m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë, por më pas do të rritet dhe do të mbetet mbi vlera normale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here