Në ditën e varrimit të dëshmorëve të Kumanovës flamuri në Prishtinë u ul në gjysëm shtizë,kush e bëri?

0

Në shenjë respekti dhe nderimi për të rënët në luftimet e Kumanovës, Komuna e Hanit të Elezit ka vendosur që flamuri kombëtar të ulet në gjysmështizë.

Pas kësaj, u ulë edhe flamuri te rrethi i Prishtinës, që u raportua se ky vendim është marrë nga Komuna e Prishtinës.

Në fakt, Telegrafi mëson se Komuna e Prishtinës nuk ka lidhje me këtë, sepse flamuri është ulur në gjysmështizë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në orën 12 të 26 majit 2015, ditën u varrosën tetë të rënët në Kumanovë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here