Në Ditën e Gruas, Hajredin Kuçi, jep garanca për të drejtën e gruas në trashëgimi

0

Ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka adresuar sot një urim përmes Zyrës për Informim Publik të kësaj ministrie për ditën e grave. “Dita Ndërkombëtare e Gruas, kremtohet historikisht si ditë për të shënuar kontributin e grave të zakonshme të cilat kanë bërë histori, me qëllim që sot gruaja të ketë pozitën e merituar në shoqëri”, është tërhequr vëmendja në fillim të urimit. “Njëkohësisht ministri Kuçi dëshiron të njofton publikun se, me qëllim të forcimit të pozitës dhe të drejtave të femrave, ka marrë vendim për rishikimin të kornizës ligjore dhe procedim të Ligjit, ku me dispozitat në fjalë do të garantohet ndarja proporcionale e pasurisë pa dallim gjinie. Nga këto dispozita të reja ligjore do të përfitojnë femrat të cilave do të u garantohet e drejta në trashëgimi, në mundësi për forcim të dinjitetit dhe pjesëmarrje në zhvillim ekonomik”, është njoftuar nga Ministria e Drejtësisë. “Barazinë gjinore duhet ta bëjmë realitet të prekshëm institucional dhe standard të jetës sonë të përditshme. Për një shoqëri që aspiron vlera moderne, evropiane, emancipimi i gruas është kusht për emancipimin e gjithë shoqërisë. Gëzuar!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here