Në disa shtete të Amerikës lejohen martesat e fëmijëve, me pëlqimin e prindërve ose të gjykatës

0

Kur bëhet fjalë për ligjin e martesave të fëmijëve SHBA-të dhe Kanada kanë më shumë ngjashmëri me Nigerinë dhe Bolivinë se sa me kombet e industrializuara të perëndimit. Vendet si Rusia, Kina dhe Etiopia e ndalojnë martesën para moshës 18 vjeqare por shumë vende në Amerikë e lejojnë atë “me pëlqimin e prindërve, ose sipas ligjit zakonor”. Fondacioni “Klinton” duke e kundërshtuar këtë tërheqë vërejtjen se “martesa e fëmijëve e kufizon potencialin e plotë të vajzave dhe e minon shëndetin, arsimin, mundësitë ekonomike, dhe sigurinë.” Martesa e hershme është më e zakonshme në mesin e fëmijëve më të varfër të botës. Një studim ka gjetur se martesat e tinejgjereve në SHBA janë rritur në rreth 50 për qind nga viti 1990. Shumica e shteteve në SHBA e kanë vendosur moshën minimale të martesës moshën 18 vjeqare, por të miturit mund të martohen më të rinjë me aprovimin e prindërve të tyre ose në rast se një gjyqtar mendon se kjo është në interesin e tyre më të mirë. Disa martesa të fëmijëve amerikanë janë rezultat i përpjekjeve për të parandaluar burgosjen e partnerit më të vjetër për përdhunim në rast se nuk martohen. “Tribune story” e përshkruan rastin e Liset Landeros, një 14-vjeçare nga Teksasi e cila u martua me të dashurin e saj 18-vjeçar për të mos lejuar që ai të burgoset. “Ishte dashuri në shikim të parë,” ka treguar ajo për këtë gazetë. “Prindërit e mi nuk u pajtuan, kështu unë u largova nga shtëpia dhe u zhvendosa tek James.” Shumë avokatë besojnë se ligjet që e tolerojnë martesën e fëmijëve ende mund të jenë të dëmshme. Një raport i Fondacionit “Klinton” vë në dukje se “ndërsa shumë faktorë ndikojnë në përhapjen e martesës së fëmijëve, ligjet mund të luajnë një rol themelor me vendosjen e moshës minimale të martesës, e cila ndikon në normat sociale dhe pritjet.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here