Në cilën gjuhë folën Thaçi dhe Daçiq?

0

Që Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq janë takuar kjo dihet, por engimë mbetet se në cilën gjuhë biseduan. Pas përfundimit të konferencës të ministrave të rajonit, Daçiç dhe Thaçi patën rastin ta pinë edhe nga një kafe.“Po, kemi biseduar në gjuhën serbe”, ka thënë Daçiq për mediat serbe, duke shtuar se e kupton shumë mirë gjuhën se si flet ish-kryeministri Thaçi, shkruan telegfraf.rs. Nga ana tjetër, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka demantuar mediat serbe, të cilat kanë thënë se Thaçi ka folur në gjuhën serbe. “Kanë folur me përkthyes, Thaçi ka fol në gjuhën shqipe ndërsa Daçiq, serbisht”, ka thënë Selimi. Takimi “privat” ndërmjet dy ministrave të jashtëm është mbajtur në hotelin “Swiss Diamond”, pronë e së cilës është milioneri, Behgjet Pacolli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here