Në Burgun e Dubravës ka vdekur një i burgosur nga Gjilani

0

M.B. nga Gjilani i burgosur në Burgun e Dubravës ka vdekur në këtë burg, ka njoftuar sot Shërbimi Korrektues i Kosovës. Sipas njoftimit trupi i pajetë i të burgosurit M. B., është dërguar për autopsi në Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML). Merret vesh se ky departmanet tanimë e ka bërë autopsinë e viktimës, mirëpo për të kuptuar shkakun e vdekjes, “SHKK është në pritje të raportit të analizave toksikologjike dhe histopatologjike, pas të cilave do të njoftohet më gjerësisht edhe opinioni publik”. Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, (SHKK), ka shprehur keqardhjen lidhur me vdekjen e të burgosurit nga Gjilani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here