Në burg për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore

0

Në Gjilan është arrestuar një person pasi që gjatë implementimit të një plani Operativ njësiti i Krimeve Ekonomike në asistim të inspektorëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ATK-së kanë kontrolluar disa ordinanca të cilat dyshohet se kanë kryer veprimtari në kundërshtim me ligjin. Në mesin e tyre edhe ordinanca e të arrestuarit që ishte e improvizuar në një shtëpi private e në të cilën ai ishte duke ushtruar veprimtari mjekësore pa licencë. Në lokalet e të arrestuarit janë konfiskuar disa fletore me shënime të pacientëve. Me urdhër të prokurorit i dyshuari nën akuzën e ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore është dërguar në burg.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here