Në Bruksel do të diskutohet edhe linja ajrore Prishtinë-Beograd

0

Temat që do të diskutohen në takimin e radhës mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit, që do të duhej të mbahej të martën, janë zbatimi i Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, targat e veturave, si dhe vendosja e trafikut ajror mes Prishtinës dhe Beogradit, raporton gazeta beogradase “Danas”, duke u bazuar në burimet diplomatike të afërta me Qeverinë serbe.

Sipas “Danasit”, edhe pse këto tema janë dakorduar në nivelin teknik, në realitet, Serbia do të theksojë çështjen e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka nxjerrë vendim sipas të cilit Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ndërsa do të hapë edhe çështjen e dënimit të Oliver Ivanoviqit për krime lufte.

Por, burimet diplomatike i kanë thënë gazetës se e gjithë çështja duket paksa më ndryshe në realitet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here