Në Bruksel bisedohet për zhbllokimin e urës mbi lumin Ibër

0

Nesër në Bruksel do të takohen grupet punuese nga Kosova dhe Serbia, ku temë kryesore do të jetë heqja e barrikadës mbi lumin Ibër, e cila nga pala serbe po quhet si “Parku i paqes”.

Delegacioni kosovar do të përbëhet nga Edita Tahiri, Agim Bahtiri, Besnik Osmani, Arben Çitaku dhe Sami Zeka, ndërsa grupi punues serb pritet të përbëhet nga 13 persona dhe do të kryesohet nga Marko Gjuriq.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një prononcim për Veriu.info nga Brukseli ka thënë se pret që ky të jetë takimi i fundit për urën e Ibrit.

“Pres që ky takim të jetë i fundit, ku temë diskutimi të jetë ura e lumit Ibër, pasi që do të insistojmë që ajo të lirohet pa asnjë kusht, për arsye se liria e lëvizjes është e drejtë themelore e secilit qytetar e garantuar me konventat ndërkombëtare, Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi”, ka thënë Bahtiri.

I pari i Mitrovicës ka bërë të ditur se në takimin e nesërm Bashkimi Evropian do të prezantojë një plan i cili është i hartuar nga Zyra e BE-së në Kosovë për zhbllokimin e urës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here