Në “Bridge Film Fest” të Mitrovicës aplikuan 2654 filma vendor e ndërkombëtar

0

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Bridge Film Fest” në Mitrovicë dje ka mbyllur konkursin për pranimin e filmave artistik të metrazhit të gjatë dhe atij të shkurtër.

Deri më tani në adresën e Festivalit thuhet të kenë mbërritur 2654 filma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, India, Franca, Irani, Spanja, Kanada, Italia, Brazili, Gjermania, Turqia, Rusia, Australia, Polonia, Irlanda, Argjentina, Egjipti, Norvegjia, Korea, Portugalia, Austria, Zvicra, Danimarka, Singapori, Greqia, Serbia, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Ekuadori, Kosova, Angola, Afrika Jugore, Pakistani, Hong Kongu, Bosnja, Kuba, Bellorusia, Sllovenia, Sllovakia, Vietnam, Algjeria, Uganda, Luksemburgu, Guadalupe, Isle of Man, Gana, Katari e shumë vende të tjera.

Siç është paralajmëruar edhe më parë, do të pranohen vetëm 31 filma artistik, 25 të metrazhit të shkurtër dhe 6 të metrazhit të gjatë, të cilët pritet të shfaqen në qytetin e Mitrovicës.

Filmat do të përzgjidhen nga stafi organizativ në bashkëpunim me profesionistë të fushës. Për çdo hap dhe vendim, artistët dhe regjisorët do të njoftohen për filmat e përzgjedhur dhe procedurat e mëtutjeshme. Përzgjedhja pritet të zgjasë rreth një muaj.

Ky festival që për qëllim ka krijimin e urave të komunikimit ndëretnik nëpërmjet artit edhe sivjet mëton të krijojë frymë të mirë bashkëpunimi për të sjellë vlera e ajër më të lehtë për Mitrovicën jugore dhe atë veriore. Për më tepër, Bridge Film Fest informon publikun se së shpejti hap konkursin e ri, për pranimin e dokumentarëve me tematika rreth mjedisit (BFFgoesGREEN).

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here