Në Brezë vdes një person si pasojë e bllokadës nga bora

0

Reshjet e borës në disa vende kanë bllokuar rrugët, e ndër to është edhe Breza një fshat në Malësinë e Karadakut të Shkupit. Bllokimi i rrugës nga bora merr edhe jetën e një banori të sëmurë shkaku i bllokimi të rrugës.

Një banorë i Brezës për TetovaSot, rrëfen natën e tmerrshme të këtij fshati ku pas çdo reshje të borës ata vuajnë dhe nuk ndihmohen as nga komuna e as nga institucionet tjera.

“Gjatë natës mbrëmë rrugët ishin të  bllokuara, kemi kerku ndihmë nga komuna dhe Shtabi i Krizës. Askush nuk na ndihmoi edhe pse kishim raste me njerëz te sëmurë, ku një prej tyre nuk arritëm me e çu në spital dhe ndërroi jetë shkaku i rrugës së bllokuar nga bora.  Kjo është jeta jonë e ata që i votuam janë këto që janë” thotë për TetovaSot banori i Brezës.

Ndryshe si Breza ka shumë fshatra shqiptarësh që në kohën e dimrit janë në mëshirën e Zotit, pasi institucionet marrin masa pas tragjedive që ndodhin. /TS/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here