Në Bangladesh trageti me 100 pasagjerë përmbyset në lum, vdesin të paktën 31 njerëz

0

PRISHTINE, 22 SHKURT – Një traget lumi që bartte rreth 100 pasagjerë është përmbysur në Bangladeshin qendror të dielën pasi është goditur nga një anije mallrash, duke mbytur të paktën 31 njerëz, kanë njoftuar agjensi të ndryshme lajmesh nga bota. Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar, por ende nuk është e qartë se sa njerëz janë zhdukur. Trageti ishte goditur nga anije mallrash në kalimin Daulatdia-Paturia në lumin Padma, ka thënë zyrtari i Departamentit të Zjarrfikësve, Shahzadi Begum. Një pasagjer i mbijetuar ka thënë se shumë njerëz janë bllokuar brenda kur është mbytur trageti. “Pasagjerët që ishin në kuvertë kanë mbijetuar, por shumë nga ata që ishin brenda janë bllokuar,” ka thënë ai. Padma është një nga lumenjtë më të mëdhenjë në Bangladesh, ku mbipopullimi dhe standardet e dobëta të sigurisë janë fajësuar shpesh për fatkeqësitë e trageteve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here