Në Balincë të Malishevës u zbulua lapidari i të rënëve në luftë

0

Gjashtëmbëdhjetë vjetë pas luftës, sot në fshatin Balincë, është bërë zbulimi i lapidarit të ngritur, në nderim të të gjithë të rënëve të luftës së fundit. Zbulimi i lapidarit, është bërë, pikërisht në shënimin e fillimit të luftimeve mes forcave të UÇK-së dhe forcave serbe, me 8 maj të vitit 1998. Kjo datë është e shënuar në historinë e Komunës së Malishevës, edhe si fillimi i luftës së drejtpërdrejt mes UÇK-së dhe forcave serbe. Po ashtu në Balincë, janë shënuar edhe viktimat e para të luftës në Komunën e Malishevës. Në ceremoninë e zbulimit të lapidarit, ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me bashkëpunëtorë. “Sot kam emocione të veçanta, pasi jemi në ditën dhe vendin, ku për herë të parë kemi filluar luftimet kundër forcave serbe. E di dhimbjen që keni ju familjarët e të rënëve dhe e ndajë këtë dhimbje me ju. Balinca, është vendi, ku për herë të parë u derdh gjak në territorin e Malishevës, në kohën e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë me këtë rast Begaj. Balinca, në luftën e fundit, i ka dhënë vendit 3 dëshmorë dhe 22 martirë. Zbulimin e lapidarit e ka bërë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me familjarët e të rënëve nga Balinca.
balica 2

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here