Në autobusin që vinte nga Novi Pazari gjenden shumë mallëra të kontrabanduara

0

Policia e Kosovës- Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu (DRPK-Veriu), pas një pune operativo-hetimore kishte arritur të siguronte informacione se në autobusin e linjës Novi Pazar –Prishtinë, në vende të fshehura dyshohej se kontrabandoheshin mallra të ndryshme .
Policia e Kosovës-Zyra për Informim ka bërë me dije sot se me datë 08.06.2015 rreth orës 11:30, Njësia e Inteligjencës dhe Njësia e Hetimeve Rajonale të DRPK-Veriu, në konsultim me prokurorin e shtetit ka bërë vëzhgimin e marshutes së lëvizjes së autobusit në fjalë deri në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
Aty njësitet policore e kanë bërë kontrollin e autobusit të markës “Mercedes” ngjyrë e bardhe me targa të Novi Pazarit, të cilin e ngiste vozitësi K. Z. me ç’rast janë gjetur mallra të ndryshme të kontrabanduara.
Gjatë kontrollës në vende të fshehura janë gjetur këto mallra të kontrabanduara:
1. Farmerka për femra të llojit ” Fioreto” – 351 copë
2. Fermerka për meshkuj të llojit ” La tutti” – 164 copë
3. Bermude për meshkuj të llojeve ” La tutti ” , “Armani ” , “Disle” – 313 copë
4. Trenerka për meshkuj komplet të llojit “Adidas” – 99 copë
5. Këpucë për femra dhe patika për meshkuj – 4 palë
6. Kushineta për automjet – 2 copë
7. Mbushës të telefonave – adaptera – 76 copë
8. Mbajtëse për telefona – selfie – 3 copë
9. Bateri për telefona mobil “Samsung” – 28 copë
10. USB – 15 copë
11. Bateri për “Smart phone” – 4 copë
12. Folje për telefona mobil – 38 copë
13. Dëgjojëse për telefona – 2 copë
14. MP-3 muzikë – 3 copë
Me urdhër të prokurorit të shtetit, Prokurorisë Themelore në Prishtinë, malli së bashku me automjetin është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor ne Prishtinë dhe është hapur rasti “Kontrabandim i mallrave “, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

mallii

malli

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here