Në afërsi të Shkupit zbulohet tempulli i Izidës

0

Në lokalitetin arkeologjik të qytetit romak Stobi, jo fort larg Shkupit, është zbuluar kompleksi i tempullit të hyjneshës së Egjiptit të lashtë, Izida. Ministria e Kulturës e Maqedonisë, të martën, ka njoftuar për këtë gjetje nëpërmjet një njoftimi për media.

Sipas këtij njoftimi, në mesin e një sasie të madhe të materialit të luajtshëm arkeologjik, më e veçanta është skulptura monumentale prej mermeri që paraqet Izidën. Siç raportojnë mediet maqedonase, në lokalitetin ku janë zbuluar pjesë të kompleksit të tempullit, po vazhdojnë gërmimet për të rënë në gjurmë të hapësirave ndihmëse, të cilat besohet se i shfrytëzonin klerikët dhe ata që përgatiteshin për përkushtim ndaj kultit.

Arkeologët maqedonas në bazë të mbishkrimit të zbuluar e kanë vërtetuar se tempulli i përket kohës së Perandorisë Romake dhe i është dedikuar Izidës dhe vartësit të saj Serapisit që, siç theksohet, në atë periudhë ishte kult fort i përhapur e i adhuruar në Mesdhe dhe në hapësirat e Maqedonisë.

Për përhapjen e kultit të Izidës në këto anë, dëshmon edhe tempulli i Izidës në Ohër, i gjetur në pjesën e qytetit që quhet Mahalla e Karabegut. Izida njihej si hyjneshë e mjekimit dhe e mbrojtjes, që personifikon mëmësinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here