Në aeroportin e Prishtinës arrestohet turku, për kontrabandë me migrantë nga Azia e Afrika

0

Sot, rreth orës 09:30, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, është arrestuar një person nga Njësiti i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, nën dyshimin se kryente veprën penale ‘kontrabandim me migrantë’. Policia e Kosovës-Zyra për Informim nga Prishtina ka bërë me dije se i arrestuari është Y. S. i lindur me 1967, shtetas turk
“I arrestuari dyshohet se ka aranzhuar ardhjen e shtetasve të huaj, kryesisht nga shtetet e Azisë dhe të Afrikës, kinse për ta vizituar Kosovën, ku më pas bëhej kontrabandimi i këtyre shtetasve drejt vendeve të Bashkimit Evropian”, ka dhënë detaje policia.
“Prandaj, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘kontrabandim me migrant’ dhe i njëjti pas intervistimit me autorizimin e prokurorit kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, dërgohet në mbajtje për 48 orë”, është përmbyllur njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here