Ndryshimi i orës, efektet dhe kundërefektet-kuriozitete

0

Sot akrepat shkuan një orë përpara. Kur dhe si hyri në fuqi, cilat janë efektet dhe kundërefektet e këtij ndryshimi, lexoni më poshtë disa kuriozitete:

Hyri në fuqi në 1966-n

Ajo që e inspiroi këtë vendim ishte lufta: ora e dritës e fituar në një fazë të “dobishme” të ditës (pasditen e vonë) mund të ishte shumë e dobishme për prodhimin e armëve dhe të municioneve, në koston e një ore drite të humbur në mëngjes herët (moment i konsideruar më pak produktiv). Ndryshimi i orës u vendos dhe u hoq disa herë, derisa duke nisur që nga viti 1966 hyri në fuqi çdo vit.

Në Evropë, ndryshimi filloi më 1981-n

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Europën, që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë, akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak. Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon një ore pas.

Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit mars dhe të dielën e fundit të tetorit. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta përpara në datën 8 mars, ku ora 07:00 e mëngjesit u bë 08:00 e mëngjesit. Ja disa detaje nga bota:

1. 543.800.00 këh është kursimi vjetor i energjisë i kuantifikuar nga grupi “Terna” për efekt të ndryshimit të orës. Në Itali është ekuivalente me nevojat energjetike të ndriçimit publik në Sicili.

2. Përdorimi i orës legale në Itali konsiston në reduktimin e veprimit të dioksidit të karbonit ekuivalent me një sasi prej rreth 246.000 tonelatash. 50% e italianëve favorizohen nga ndryshimi i akrepave të orës siç është aktualisht.

3. +1% është rritja e konsumit të energjisë gjatë kohës kur hyn në fuqi ora verore. Kjo është zbuluar nga një grup studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, të cilët merren me këtë çështje: rritja vjen kryesisht për shkak të përdorimit të kondicionerëve dhe pajisjeve të tjera ftohëse gjatë ditëve të nxehta.

4. Një në dy fëmijë, sipas një sondazhi të Codacons, shfaqin shqetësime me gjumin për shkak të ndryshimit të orareve.

5. Tre javë është koha e nevojshme që të rinjtë mund të mësohen me ndryshimin e orës, kjo sipas një studimi zviceran të kryer te 500 adoleshentë.

6. 15% është përqindja e të rriturve te të cilët, sipas një studimi të Departamentit të Shkencave Psikiatrike të Universitetit të Sapiencës në Romë, ora e re verore provokon një ndjesi nervozizmi, lodhjeje dhe vështirësi për gjumë.

7. 3% është rritja e aktiviteteve kriminale, si pasojë e zgjatjes së një ore dritë.

8 . Pasojat për shëndetin. Të pakta janë pasojat, sipas ekspertëve. Më tepër, problemet janë thjesht një psikozë, sesa reale. Gjithçka është shumë më pak e ndërlikuar dhe negative nga ajo që mendohet. Specialistët janë të mendimit se pasojat negative mbi gjumin, janë vetëm probleme të vogla afatshkurtra.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here