NDRYSHIMI I NEVOJSHËM

0

ARBËRESHË UKA

Pasqyra më e mirë se ku qëndron një shtet bëhet duke e parë sistemin politik, të drejtësisë dhe ekonomik të tij.  Kosova është një ndër vendet më të korruptuara në botë. Si i tlllë është edhe i varfër, ku dita ditës thellohet varfëria.

Pyetja që sot me të drejtë shtrohet është: a ishte kjo Kosova e dëshiruar a po e kemi gabuar e  harruar konceptin? A do të duhej që Kosova tani të ishte më shumë se kurrë ofruese e mundësive të barabarta për secilin qytetar? Apo akoma të ballafaqohemi  me cenimin e të drejtave elemntare si ajo e lëvizjes së lirë, fjalës së lirë etj.

Hierarkia politike e pasluftës, duke u thirrur në vlera morale e kombëtare, arriti që Kosovën ta bëjë vend të braktisur, ku secili i ri tani e ka humbur edhe shpresën më të vogël dhe sensin më të vogël që ky vend do të ofrojë prespektivëe një jetë më të mirë. Këto situata në vazhdimësi më korrespondojnë me vitet e 90-ta, ku mes këtyre periudhave dallojmë vetëm nacionalitetin e okopuesit, nga serbë në shqiptarë. Sot janë rrënuar bazat e një sistemi funksional ku njeriu nuk ka besim as në arsim, as në shëndetësi e lëmenj të tjerë vitalë.

Po kjo hierarki politike arriti të krijojë një rrjet të gjërë uzurpues e të thelluar, duke e keqpërdorur në secilën formë besimin e qytetarit, paranë publike, pasuritë e vendit,  duke ua sfiduar njerëzve durimin, të cilin e kishim ruajtur edhe në periudha më të vështira.

Ne duhet të mendojmë se çka do t’u themi gjeneratave pasardhëse, çfarë iu kemi lënë atyre. Nuk po flas për asgjë më shumë se sa që do të duhej të na takonte: duhet të mbrohen  interesat tona me çdo kusht dhe vendi duhet të kthehet në drejtim të zhvillimit. Me këtë klasë politike një gjë e tillë nuk po mund të bëhet. Prandaj duhet përdorur të gjitha mënyrat që në pushtet të vijë një klasë e re politike e cila do ta bënte ndryshimin e madh. Një gjë e tillë do të mund të vinte përmes angazhimit të të gjithëve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here