Ndryshimi i Ligjit për Arsimin e Lartë pritet të kryhet në qershor

0

PRISHTINË, 10 SHKURT – Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, kishte sot një takim me përfaqësuesit e universiteteve dhe kolegjeve private të Kosovës, në të cilin, temë thelbësore ishte çështja e Ligjit për Arsimin. Hasani, i ka njoftuar të pranishmit se Ligji për Arsimin e Lartë është në plan të amendamentohet, ndaj edhe janë ftuar përfaqësuesit e këtyre institucioneve që të japin këshilla dhe vërejtje që do të kontribuonin në gjetjen e zgjidhjeve sa më të mira, që do të jenë në dobi të studentëve. Ai ka bërë me dije se pritet që ky Ligj të vijë për amendamentim në prill të këtij viti, ndërsa planifikohet që diku në qershor të kryhet amendamentimi i tij. Gjatë debatit pjesëmarrësit kanë dhanë shumë sugjerime duke u angazhuar që Ligji i ardhshëm i Arsimit të Lartë të jetë sa më i qartë dhe gjithëpërfshirës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here