Ndreqen SHBA dhe Kuba, lejojnë ambasadorët te njëra tjetra pas 54 vjetësh

0

Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi sot rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Kubës, pas më shumë se gjysmë shekulli pezullim për shkak të Luftës ë Ftohtë, duke theksuar një kapitull të ri në marrëdhëniet mes tyre, transmeton lajmi.net.

Presidenti i SHBA-ve, Barrack Obama ka njoftuar sot për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Amerikës dhe Kubës, pas më shumë së gjysmë shekulli pezullimi të këtyre marrëdhënieve për shkak të Luftës së Ftohtë. Këtë rivendosje të marrëdhënieve ai e ka vlerësuar si një kapitull të ri në raportin mes dy vendeve.

“Sot, SHBA-ja vendosi të pranojë zyrtarisht rifillimin e marrëdhënieve diplomatike me… Kubën”, deklaroi Obama.

Rivendosjen e këtyre marrëdhënieve e ka konfirmuar edhe Presidenti i Kubës, Raul Castro, duke shënuar kështu një datë të rëndësishme për shkak se ato ishin pezulluar në vitin 1961. Ai këtë konfirmim e ka bërë duke ia dërguar një letër homologut të tij, Barrack Obama.

“Kam kënaqësinë t’ju drejtohem juve se Republika e Kubës vendosi të rifillojë marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të hapë misione diplomatike në vendet respektive”, ka shkruar në letrën e tij presidenti Castro.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here