Ndodhë edhe kështu: të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës votojnë PËR

0

Ka qenë një Projektligj që sot i ka bërë bashkë deputetët e të gjitha grupimeve parlamentare të Parlamentit të Republikës së Kosovës në votim. Bëhet fjalë për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA. Në emër të Komisionit për Buxhet dhe Financa, Naser Osmani, e ka paraqitur raportin me rekomandime për këtë projektligj duke i dhënë përkrahje ratifikimit të tij edhe në emër të LDK-së. Përkrahje këtij projektligji i kanë dhënë edhe Grupet Parlamentare, përkatësisht përfaqësuesit e tyre: Safete Hadërgjonaj, në emër të PDK-së, Ilir Deda (VV), Bali Muharremaj ( AAK), Valdete Bajrami (NISMA), Sasha Millosavleviq (Lista Serbe), si dhe Qerim Bajrami ( 6+). Para fillimit të votimit të këtij projektligji kyeparlamentari Veseli ka sqaruar deputetët se për miratim duhen së paku 80 vota. Dhe të 80 deputetët e pranishëm në seancë kanë votuar PËR.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here