“Ndizet” Tirana, fillon festa Kuq e Zi, festa pritet të fillojë edhe në Prishtinë (foto)

0

Tirana është mbushur plot me tifoza kuq e zi, të cilët janë mbledhur për të festuar vendimin e CAS-it, ku Shqipërisë iu dhanë 3 pikë në tavolinë përball Serbisë.   Tifozë të shumtë dhe dashamirës të futbollit janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”.   Personat e dalë në shesh janë parë më flamuj në duar, me fanela kuq e zi dhe me simbole të tjera kombëtare.   Sot në mbrëmje pritet që të ketë festime edhe në Prishtinë.  Tifogrupi më i madh i Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, nëpërmjet një postimi në Facebook, njoftojnë se sot në mbrëmje, në Tiranë dhe Prishtinë, do të ketë festime të mëdha.   “Të nderuar shqiptarë, sonte kemi festëëëëëëë! Vishu kuq e zi edhe dil festooo 3 pikëshin e Shqipërisë. Në Tiranë, prej orës 20.00 në sheshin “Nënë Tereza” dhe  në Prishtinë, prej orës 21.00 në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ju mirërpesim!”, shkruajnë Tifozat Kuqezi në profilin e tyre në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here