Ndihmës sekretarja Nuland konfirmon përkrahjen e SHBA-ve për Qeverinë Mustafa

0

PRISHTINË, 8 SHKURT – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa në një takim me ndihmës sekretaren e Shtetit të SHBA-ve për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland sot ka marrë përkrahjen e saj për Qeverinë e re të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset, si në zhvillimin ekonomik ashtu edhe në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Gjatë takimit, sipas një njoftimi nga Zyra e kryeministrit është biseduar për vizitën zyrtare që kryeministri Isa Mustafa do të zhvillojë në SHBA ku do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas njoftimit Mustafa, ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe institucioneve të Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të po japin për shtetin e Kosovës, në të gjitha fushat. Kryeministri Mustafa po ashtu ka shprehur vendosmërinë dhe angazhimin e Kosovës për të qenë partner i plotë i SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të të gjitha formave. Ndihmës sekretarja Nuland në veqanti e ka vlerësuar përkushtimin e Qeverisë Mustafa në luftën kundër terrorizmit, veçmas me procedimin e ligjit kundër pjesëmarrjes së kosovarëve në luftëra të huaja. Kryeministri Mustafa, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së Munihut për Siguri, ka qenë i ftuar edhe në darkën e shtruar nga kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, ku ishin të pranishëm liderë dhe përfaqësues të lartë të shumë shteteve të botës ku ai ka pasur mundësinë që të takohet dhe të bashkëbisedoj me shumë burrështetas dhe personalitete të shquara ndërkombëtare. Ndërkaq, një takim të veçantë, kryeministri Isa Mustafa e ka zhvilluar me kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here