Ndihet krenar për punën e Policisë së Kosovës që nuk ia lanë djalin t’i bashkangjitej ISIS-it

0

Lirim Robelli nga fshati Vërbicë e Gjilanit iu kishte mbushur mendja që të shkonte në Siri me pasaportë false.

Të riut nga Verbica e Gjilanit, i ishte mbushur mendja që të shkonte drejt Sirisë, me qëllim të pjesëmarrjes në luftimet e atjeshme.

Duke besuar se atje po zhvillohet luftë e shenjtë, djaloshi i mitur, kishte siguruar një pasaportë false. Me këtë dokument, ai ka provuar të udhëtojë drejt Turqisë, në mënyrë që më pas të kalojë në Siri.

Por, plani i dështoi, pasi mbrëmë ai është arrestuar nga Policia në aeroport. Lajmi ka shokuar babain e tij.

“Unë këtë kurrë se kamë mendur, as se kam parapa se kjo mundet me më ndodh najherë. I kam kajt ata prind që e kanë pas të njëjtin fat që jan shku atje edhe jan atje. Unë ndihem krenar me Policinë e Kosovës që e ka arrit qëllimin e djalin tim nuk e ka lan me shku ma tutje”, theksoi për RTK Bekzon Robelli.

Nëna e Liridonit thotë se dikush ia manipuloi djalin.

“Djali i ri e kanë mashtrua. Ai s’ka pas drejt as pasosh me marr, kush nënshkruajti për të… 17 vjet nuk i jepet pasoshi pa kanë nëna”, theksoi Azemine Robelli, nëna e Lirimit.

Azeminja kishte vërejtur se së fundmi djali kishte ndërruar sjellje ndaj familjarëve.

“Pak u kanë agresiv kohëve të fundit, u kanë shumë agresiv, nuk u sjell mirë me neve”, tha ajo.

Shkas për këtë, i zoti i shtëpisë thotë se janë propagandat, ndërsa nuk beson se djali i tij provoi të ikë për para.

Të dhënat e fundit njoftojnë se rreth 300 shtetas të Kosovës kanë shkuar drejt Lindjes së Mesme. Me qëllim të pengimit të kësaj dukurie, javë më parë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim edhe projektligjin që pengon kosovarët të marrin pjesë në konflikte të armatosura jashtë territorit të vet

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here